Këshilli Ekonomiko-Social (KES) ka propozuar që paga minimale për punëtorët kosovarë të ngrihet në 210. Një propozim i tillë tashmë është dërguar në Qeveri dhe vendimi për ngritje të pagave pritet të merret muajin tjetër, në mënyrë që të fillojë të zbatohet nga janari 2017.
Aktualisht paga minimale në vend është e kategorizuar 130 euro për të punësuarit deri në moshën 35-vjeçare dhe 170 euro për të punësuarit mbi moshën 35-vjeçare, referuar Zeri.