Vijon me debate të ashpra Komisioni Hetimor për çështjen e të dhënave të sistemit TIMS. Pasi anëtarët socialistë të këtij komisioni denoncuan falsifikimin e planit paraprak të hetimit e ku gjoja ishte kërkuar edhe thirrja e Sali Berishës si dëshmitar, kryetari i komisionit Ervin Salianji bullizoi anëtarët e mazhorancës duke iu përmendur shkopin e bejzbollit.
Kujtojmë që Salianji ishte shfaqur me shkop bejzbolli në selinë e PD pas protestës së grupimit të Sali Berishës.
Më herët gjatë mbledhjes nënkryetari i Komisionit Hetimor, Toni Gogu, i tha Salianjit se ky komision duhet të qëndrojë në shinat e ligjit dhe se ai s’mund të shndërrohet këtu në gjyqtar të Sali Berishës.
“Është në nderin e këtij komisioni dhe të integritetit tuaj që ne të qëndrojmë në shinat e ligjit. Planin e hetimit në zbatim të ligjit e propozojnë ekspertët. Natyrisht që edhe ne kemi të drejtë të propozojmë thirrje dëshmitarësh”, tha Gogu.
/a.r
Babalja kryetar komisioni per sistemin Tims? Ky do shkoje ne burg per mashtrim te publikut per aresyeje politike qe shkaktoi kaos ne kryeqytet me protesta te kurdisura.Populli kur sheh ket dhe zBardhin qesh ,dhe thojne ku kemi arritur