Jo pa të drejtë e kanë quajtur si një nga personazhet pa komplekse në “showbizz”-in tonë. Prej shumë vitesh, Robert Berisha vijon të jetë i preferuari i publikut, jo vetëm për sharmin si mashkull, por edhe për natyrën e tij krejt të çlirët.
E tashmë, ishte momenti që artistin ta shikonim si pjesë e një “reality”. Teksa të gjithë prisnin të ishte pjesë e “Big Brother”, Robert Berisha u shfaq te “Ferma VIP”, ku dhe publiku po njeh anën tjetër të tij. Prej disa javësh, kjo eksperiencë për të ka vijuar si një nga personazhet kryesorë, por duket se pjesëmarrja e tij, nuk do të jetë dhe aq e gjatë, ose të paktën ky është detaji që ka zbuluar padashje Xhensila Myrtezaj.
Në rrjetet sociale, këngëtarja ka publikuar një baner, ku tregonte datën e koncertit të saj të radhës. Ajo që ra në sy ishte fakti që me 13 prill, ajo do të ishte në koncert së bashku me Robert Berishën. Kaq ka mjaftuar që në rrjet të qarkullojë lajmi se në fakt, Roberti e ka kontratën e qëndrimit deri para datës 13, duke bërë kështu tërësisht të pavlefshme votat e publikut, të cilat mbajnë në lojë konkurrentët.
Në rrjet është komentuar shumë ky detaj, duke u shprehur se në fakt edhe ky “reality” funksionon si “Big Brother”, ku banorët nuk dalin jashtë nga votat e publikut, por nga vetë produksioni. Kjo është hera e parë që edhe “Ferma VIP” bie pre e “sulmeve online” që e akuzojnë pikërisht për padrejtësi në lojë./m.j