Në potcastin “MeKast” të Megi Pojanit, Marsi Pojani ka treguar një histori që i ka mendur në mendje dhe nuk ka për ta harruar kurrë.
Në këtë histori përfshihet një ish-banor i Big Brother, ku i shoqëruar nga dy vajza në në Fast Food në Bllok, është rrahur nga pesë burra të tjerë dhe e kanë shtrirë në tokë.
Marsi Pojani: Ngjarja ka ndodhur në vitet 2012-2014, unë dhe një shoqja ime ishim në një club në Tiranë, tek banaku. Unë isha shumë mirë, ndërsa shoqja ime ishte shumë tapë dhe na u afrua ish-banori i BB. BB sapo kishte mbaruar. Ky afrohet dhe na bashkohet në banak. Në një moment një zhurmë e madhe dhe ti nuk shquan dot më asnjë gjë, këta ikin. Unë paguaj dhe kur dal jashtë, tek pjesa e jashtme e clubit ishte shoqja ime me këtë, i gjeta shumë të përfshirë me njëri-tjetrin, po putheshin. I thashë që duhet të ikim se ti je shumë e pirë. Ky bëri namin në atë Big Brother sepse pati dhe një histori me një vajzë shumë të shkathët dhe spikati, nuk ishte një banor kot.