Anticikloni subtropikal po avancon drejt pellgut të Mesdheut ku presim rritje të temperaturave në territorin e Shqipërisë.
E Premte, 05 Prill 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3-4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 5/23°C
– Zonat e ulëta 8/24°C
– Zonat bregdetare 10/23°C
Kosovë
Kosova për dt. 05 Prill 2024 do të ketë vranësira dhe reshje të pakta. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 9°C – 11°C në mëngjes deri në 21°C –23°C gradë Celsius në mesditë.
E Shtunë, 06 Prill 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe mjegull në bregdet kthjellime ne lindje. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3-4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 6/26°C
– Zonat e ulëta 8/27°C
– Zonat bregdetare 10/26°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari