Prokurorja e Gjykatës së Lartë greke, Georgjia Adelini, ka urdhëruar një kallëzim penal për mashtrim elektorati ndaj 11 deputetëve që në zgjedhjet e fundit parlamentare përfaqësonin partinë e ekstremit të djathtë Spartanët, si dhe ndaj një prej krerëve të Agimit të Artë, të dënuarit me heqje lirie, Ilias Kasidiaris.
Kallëzimi penal ka ardhur pas një hetimi dhe denoncimit publik që ka bërë vetë z. Stiga disa muaj më parë për prapaskenat dhe veprimet e paligjshme në partinë e tij, duke i cilësuar deputetët si mafia greke dhe Ilias Kasidiaris si “Don Corleone”.
Siç doli nga hetimi i kryer personalisht nga Prokurorja e Gjykatës së Lartë, Kasidiaris urdhërohet të ndiqet penalisht si autori moral i mashtrimit të elektoratit, pasi rezultoi se ai ishte kreu i vërtetë i partisë Spartanët, duke udhëhequr dhe kontribuar me vendosmëri në hyrjen e saj në parlament dhe në zgjedhjen e deputetëve në Parlament.
Ndjekja penale e e tij u bazua në ekzistencën e provave se ai kishte kontakte të vazhdueshme nga burgu me kandidatë për deputetë të Spartanëve dhe se kishte marrë përsipër drejtimin dhe mbështetjen politike të tyre.
Në të njëjtën kohë, zonja Adeilini urdhëroi edhe ndjekjen penale të avokatit Sotirios Metaxas, pasi ai ka marrë pjesë, siç rezultoi nga hetimi, në kontaktet e Ilias Kasidiaris me kandidatët dhe më pas me deputetët e partisë në fjalë.
Ky zhvillim mund të sjellë ndryshime të mëdha në skenën politike të vendit në se deputetët gjykohen dhe konsiderohen fajtorë për legjitimitetin e pjesëmarrjes në parlament si anëtarë të partisë spartane.
Ekziston mundësia me vendimin e Gjykatës Zgjedhore për të anuluar zgjedhjen e tyre dhe në këtë rast skenari i ndarjes së mandateve të tyre parlamentare me partitë e tjera konsiderohet gjithashtu shumë i mundshëm./m.j