Agjencia Qendrore Amerikane e Inteligjencës paralajmëroi Izraelin se Irani mund të nisë një operacion madhor ndaj tij brenda 48 orësh, në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmit izraelit, që shkatërroi konsullatën iraniane në Siri, duke vrarë zyrtarë dhe gjeneralë iranianë, sipas raporteve në media.
Udhëheqësit në Republikën Ismaik janë zotuar për hakmarrje. “Ky sulm nuk do të mbetet pa përgjigje”, deklaroi presidenti Iranian Ebraham Raisi. Të shqetësuara se episodi vdekjeprurës i Damaskut mund të rikthejë në shënjestër edhe trupat amerikane në rajon, Shtetet e Bashkuara po e monitorojnë situatën me kujdes.
Gazeta izraelite Haaretz pretendon se goditja e Tehranit ndaj shtetit hebre mund të vijë në formën e një “shiu raketash e dronësh ndaj bazave dhe zonave strategjike brenda Izraelit”. Gjeneral-lejtnant Alexus Grynkewich, komandanti i forcave ajrore amerikane për Lindjen e Mesme mendon se pohimi i Iranit se Shtetet e Bashkuara kanë pjesën e tyre të përgjegjësisë për veprimet izraelite, mund t’i japë fund pauzës së sulmeve të grupeve paraushtarake pro-iraniane kundër forcave amerikane në rajon, e cila ka zgjatur që nga fillimi i shkurtit.