Parlamenti Evropian dhe presidenca e Këshillit arritën një marrëveshje të përkohshme për krijimin e lehtësive për tekstin e vendimit për planin e BE-së për rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Lehtësitë në kuadër të këtij plani do të jenë në fuqi deri në vitin 2027 dhe ky plan, pritet të ofrojë deri në 2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi për partnerët e BE-së në Ballkanin Perëndimor.
Ai do të plotësojë Instrumentin ekzistues për Asistencën e Para-Aderimit (IPA III), duke rritur ndjeshëm ndihmën financiare për partnerët në rajon.
Negociatat ndërmjet këtyre dy institucioneve të BE-së u zhvilluan nën një presion të madh kohor.
Për miratimin formal të këtij plani duhet të votojë edhe Parlamenti Evropian, para se të shpërbëhet në prag të zgjedhjeve të reja në qershor.
Nëse plani dështon të votohet deri atëherë, ai do t’i mbetet në dorë përbërjes së re të Parlamentit Evropian. Sipas marrëveshjes, vendet e rajonit për të përfituar nga kjo paketë e ndihmës financiare duhet t’i përmbushin një varg kriteresh që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, respektimin e parimeve të demokracisë, reformat institucionale dhe ndërmarrja e hapave të domosdoshëm për të garantuar se paratë nuk do të keqpërdoren.
Për Kosovën dhe Serbinë parakusht tjetër do të jetë angazhimi konstruktiv në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre me qëllim të zbatimit të plotë të obligimeve përkatëse që dalin nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe Aneksit për zbatimin, që u arritën një vit më parë./m.j
Ato para qe do perfitojne Shqipria nga BE sapo te futen ne llogarite bankare te vendit,i merre k/hajduti e i shperndane te hajdutet e tije me mashtrimin invesitor strategjik.I tille ishte e do jete k/hajduti me bandat e tije te pa ngopura.Angazhimi i tije eshte shkatrroje Shqiprine e te largoje popullin nga vendi.