Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Toni Gogu, në fjalën e mbajtur sot në Kuvend ka replikuar indirekt me Gazmend Bardhin për interpelancën që ai ka kërkuar me kryeministrin.
“Arkivat dhe arkivistët nuk lenë faktet dhe thashethemet të flenë bashkë qetësisht. Faktet i përkasin historisë, ndaj ato arkivohen. Thashethemet e kanë vendin ne mullirin e llogjeve. Ndaj arkivistët kanë rol kyç, se ndajnë histerinë nga historia si shapin nga sheqeri” tha Gogu teksa mbajti një fjalë për projektligjin mbi Arkivat.
/a.r