Një shofer ka cuditur rrjetin me anë të një njoftimit që kishte nxjerrë për të shitur makinën e tij.
Një letren ku e kishte ngjitur në xhamin e makinës, përshkruheshin disa karakteristika të makinës, por ajo që ka rëne në sy ka qenë një shënim ku shkruhej: “Myslimanët të mos më telefonojnë pasi nuk kam për t’ua shitur makinën”.Ky veprim ka pasur shumë reagime negative.
“Daily Mail” shkruan se shumë persona e kanë telefonuar djalin e njohur vetëm si Steve, për ta kritikuar për këtë veprim racist. Ndërkohë që edhe në ueb komentet nuk kanë munguar. “Si mund ta kuptosh fenë e dikujt vetëm duke folur me të? Idiot”, shkruhet në një nga komentet.