Një sherr në një qendër bastesh në Itali mes një shqiptari dhe një italiani çoi në plagosjen rëndë të këtij të fundit. Ngjarja ndodhi pasditen e 1 Prillit në Villagrazia di Carini, Palermo, ndërsa mbrëmjen e së mërkurës, mediat italiane kanë publikuar pamjet e sherrit në fjalë.
E gjithë skena e rëndë është kapur nga kamerat e sigurisë. Në to shqiptari, 44-vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë publik, godet me dhjetëra herë italianin 52-vjeçar. Ky i fundit tenton të mbrohet me duar derisa bie përtokë.
Në vendngjarje ndodheshin dëshmitarë të shumtë. Ishin ata që njoftuan dhe policinë. Shqiptari u arratis menjëherë pas ngjarjes për t’u arrestuar rreth 24 orë më pas. Sa i takon të plagosurit ai u dërgua në gjendje të rëndë në spital ku dhe ndodhet aktualisht. Përveç plagëve të shumta në bark, 52-vjeçari ka marrë dëmtime edhe në kraharor e krahë.
VIDEO | La lite e le coltellate, momenti di follia dentro a un centro Snai: le immagini https://t.co/ZrEUYK2sIo pic.twitter.com/RAyUp9iTbc
— PalermoToday (@PalermoToday) April 3, 2024