Hysni Qestaj, i njohur për të gjithë si “Dj Style Q”, është “Dj shqiptar” që humbi jetën në Itali, kur po kthehej në shtëpi, pasi kishte performuar gjithë natën në Jukebox në Sion të Zvicrës.
Ai po udhëtonte me “Ferrari GT C4” të bardhë, i cili pas përplasjes mori flakë të dielën e Pashkëve në rrugën Torino-Aosta.
Në sediljen e pasagjerit ishte edhe një grua, Anna Kraevskaya, e cila gjithashtu vdiq pas aksidentit.
Nga ana tjetër, theksohet se bashkëshortja e Hysni Qestajt ndodhet në Kosovë, së bashku me fëmijët e çiftit përkatësisht 11 dhe 14 vjeç./m.j