Grafite me përmbajtje nacionaliste serbe janë parë sërish në rrugët e Zveçanit, një nga katër komunat veriore me shumicë serbe.
“Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, “Jemi këtu për t’ju ndihmuar” si dhe data “24.09” kur ndodhi akti terrorist i Banjskës ishin shkruar të martën.
“Nuk janë shqetësuese këto për ne më, kështu që ne kemi raste kur ka pasur shkrime që manifeston data 24 (shtator) e Banjskës, lidhet me datën tjetër që ndodhi masakra në Moskë por nuk kemi diçka që shqetëson institucionet e sigurisë,” shprehet Veton Elshani nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Veri.
Edhe pse policia po merret me rastin, ekspertet vleresojne se grafite të tilla kanë synim për të mbajtur situatën nën tension.
“Në radhë të parë kjo është për ta mbajtur Republikën e Kosovës në tension, në radhë të dytë për ta mbajtur popullin në panik ose në ankth por kjo ‘nuk piujë’ në Republikën e Kosovës, ” thotë Arben Dashevci, ekspert i sigurisë.
Situata në veri vlerësohet e qetë por e brishtë ndërsa në lidhje me pretendimet e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla që ditë më parë i tha në A2 CNN për trajnimin e grupeve të armatosura, policia thekson se mbetet syçelë.
“Kemi inforaciome të ndëryhme që pranojmë nëpërmjet kanaleve të ndryshme për veprimtari kriminale të ndryshme por për ne është me rëndësi është që të jemi të përgatitur në rast se diçka e tillë ndodh,” shton Elshani.
Edhe se pas rastit të Banjskës janë shtuar kapacitetet edhe nga trupat e KFOR-it, ekspertët bëjnë thirrje për kujdes pasi edhe lëvizjet e ushtarëve në kufi nuk kanë qëllime të mira.
“Duhet të jemi në vigjilencë konstante sepse jemi në luftë speciale me Serbinë në dhe lufta speciale e Serbisë kundër Republikës së Kosovës nuk ka qenë kurrë më e ashpër se tash,” shprehet Dashevci.
Ditë më parë ushtarë serbë ishin vënë re shumë pranë kufirit të Kosovës por që pas alarmit nga autoritetet në Prishtinë ata ishin larguar.
/a.r