Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook pas lajmit për ndarjen nga jeta të Johan Cruyff. Rama thotë se ai ndryshoi futbollin, ashtu si dhe Beatles muzikën.
“Muzika ndryshoi përgjithmonë falë Bitëllsave nga Liverpuli dhe mitikut Xhon Lenon, futbolli ndryshoi përgjithmonë falë Bitëllsave të Ajaksit të Amsterdamit dhe mitikut Johan Krujf! Respekt për njeriun që e bëri futbollin të gëzueshëm si rock&roll-i! U prehtë në paqe…”, Rama.
Hidhërimin e ka shprehur edhe kryeparlamentari Ilir Meta.
“Futbolli humbi sot legjendën e tij, holandezin fluturues. Ngushëllime familjes dhe gjithë tifozëve portokalli në botë. Për ne që jemi rritur me Krujfin ky është një lajm i dhimbshëm”, shkruan Meta.