Dy zonja të para në një pallat presidencial. Ndodh për herë të parë në Senegal, teksa Basirou Diomae Faye, kreu i ri i shtetit, i zgjedhur në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, është në fakt një bigamist.
Ai ka dy gra: Marie (kristiane) dhe Absa (myslimane). Faje ka thyer disa rekorde, sepse ai është vetëm 44 vjeç, por ka përmbysur sistemin teksa fitoi zgjedhjet si opozitar, për më tepër që ishte i burgosur gjatë kohës që u krye procesi i votimit.
Zgjedhja e tij president u konsiderua si një kthesë historike në Senegal, madje sipas ekspertëve ishte spektakolare dhe e paprecedentë në politikën kombëtare të vendit të Afrikës Perëndimore.