Në formën e monedhave metalike apo kartëmonedhave prej letre, të depozituara në banka apo që përdoren për pagesa “në dorë”…në fund të shkurtit, në vend qarkulluan më shumë se 1.7 trilion lekë. Gati 388 miliardë lekë apo 22.8 për qind e totalit të parave lëvizin si “cash”. Për të kuptuar shkallën e lartë parasë jashtë bankave, mjafton të themi se në vendet e Bashkimit Europiane ky tregues nuk e kalon nivelin 9 për qind.
“Diku për shkak të paaftësisë së administratës e diku tjetër duke lejuar hyrjen e parasë nga aktivitete kriminale ka bërë që ne të kemi sot nivel kaq të lartë të parasë jashtë sistemit bankar. Edhe pse Amnistia
Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në raport me shkurtin e një viti më parë, paraja që qarkullon jashtë kanaleve bankare u zgjerua me gati 2.8 miliardë lekë apo 0.72 për qind”, shprehet Zef Preçi, ekspert për ekonominë.
Po pse kaq para fizike dhe kujt i përkasin ato? “Është qytetari që nuk ka kapacitetin e duhur, qarkullon para për të cilat nuk ka pasuar taksa apo burimi është i dyshimtë. Ka individë pastaj që nuk i njohin rreziqet e mbajtjes së parave jashtë bankave”, thotë eksperti.
Ekspertë të ekonomisë vlerësojnë se qarkullimi kaq i madh i parave jashtë bankave është shkaku kryesor i zhvlerësimit të euros dhe valutave të tjera./m.j