Në lagjen ‘Pavarësia 3’ në Vlorë dyshohet se një 20-vjeçar, G.M, është konfliktuar fizikisht, për shkak të detyrës me E.M punonjës policie, i cili ndodhej jashtë shërbimit.
Policia ka bërë shoqërimin e tyre në komisariat me qëllim sqarimin e rrethanave dhe motivin e konfliktit.
‘Paraditen e sotme, në lagjen “Pavarësia 3”, dyshohet se shtetasi G. M., 20 vjeç, është konfliktuar fizikisht, për shkak të detyrës, me shtetasin E. M. (punonjës policie, jashtë shërbimit).
Të dy këta shtetas ndodhen në ambientet e DVP Vlorë, me qëllim sqarimin e rrethanave dhe motivin e konfliktit. Veprimet procedurale për këtë rast po kryhen nga oficeri i Prokurorisë.’- njofton policia.