Me datë 23.03.2016, rreth orës 20:40 kemi marrë njoftim se në Fshatin Gallatë –Rrethi Kurbin , ka ndodhur një shpërthim me lëndë eksplozive.
Me marrjen e njoftimit menjëherë , forcat policore kanë shkuar në vendngjarje ,sëbashku me njësinë antieksploziv.
U konstatua se objekti i përket shtetasit :
• T. L. 79 vjeç, banues në fshatin Mal Bardh -Kurbin.
Objekti i dëmtuar përdoret për kontrollin dhe transmetimin e linjës elektrike që vjen nga HEC-it Vinjoll , në pronësi të shtetasit F.L.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se objekti është ndërtesë një katëshe e ndërtuar me blloqe betoni me përmasa 17 X 10 x 9 M lartësi, dhe vihet re dëmtimi i murit të objektit në fundin e tij.
Gjithashtu janë thyer xhamat dhe kapakët e tre aparaturave të cilat janë mbrojtës dhe transformator.
Dëme të cilat përllogariten minimale në vlerë ekonomike.
Gjithashtu nga kqyrja e mëtejshme e vendit të ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale një fitil zjarrpërcjellës, i cili dyshohet se ka shërbyer për realizimin e shpërthimit të lëndës eksplozive.
Pas një pune intensive hetimore dhe mbështetur në informacionet e siguruara në rrugë operative , u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i autorit të dyshuar për këtë ngjarje, shtetasit:
• Hysen Balloku, 24 vjeç, banues në fshatin Vinjoll të Rrethit Kurbin.
Motivi i vendosjes së kësa lënde eksplozive, dyshohet për çështje pronësie lidhur me ndërtimin e HEC-it Vinjoll, nga familjarët e shtetasit Hysen Balloku me familjarët e shtetasit T.L.
Materialet do ti referohen Prokurorisë Rrethit Kurbin për veprën penale të “Shkatërrim i pronës me eksploziv” parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal.