Ministri i Shtetit Stavros Papastavrou dhe zëvendëskryeministri Janis Bratakos i kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.
Ky zhvillim vjen në një moment kur në parlament debatohet rreth mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë që kanë dorëzuar 4 parti opozitare me nismën e socialistëve.
Dy zyrtarët e lartë që dhanë dorëheqjen thuhet se kanë marrë pjesë në banketin e festës së manjatit grek Evangjelos Marinakis, nën pronësinë e të cilit është edhe gazeta To Vima.
Artikulli ka sjellë reagimin e Pasokut që ka dorëzuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë me akuzën e manipulimit të provave të aksidentit. Diskutimi në parlament./m.j