Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në aksin Bulqizë – Peshkopi, në vendin e quajtur Fushë- Bulqizë, ku një furgon ka dalë nga rruga, si pasojë e lagështirës dhe e shpejtësis. Nga ky aksident janë plagosur 8 persona, të gjithë pasagjerë të furgonit me targa AA 174 FF. Nuk ka të dhëna për persona që mund të kenë humbur jetën, ndërsa të plagosurit janë çuar në spitalin e zonës ku ndodhi aksidenti. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po analizon shkaqet e këtij aksidenti.