Të ftuar në emisionin “Big Brother Radio” në TAR ishin të ftuar artisti i njohur, G-Bani dhe ish-banori Gabriele Mezini për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tyre për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.
Pjesë nga biseda:
Eni: Gabriele ti nuk e ke idenë kur ke qenë brenda sa shumë njerëz prisnin dhe kishin shumë besim tek ty që do bëje namin me gocat.
Gabriele: Edhe para se t’u fusja brenda shtëpisë vetë e kisha një opinion që mund të bëja diçka aty.
Eni: Ne prisnim të bëje seks aty brenda
Gabriele: Unë i gatshëm isha për të gjitha edhe këtë pjesë mund ta fus por fakti që aty brenda nuk më ngjiti diçka, nuk mund të bëja gjëra ‘fake’. Doja diçka që mund të vinte natyralisht.