Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santo ka deklaruar gjatë konferencës së saj për shtyp në Tiranë se SPAK ka bërë një punë të mirë. Ajo e ka konsideruar një sinjal ndërkombëtar që Shqipëria mund të krijojë reforma kundër korrupsionit.
Sakaq, ajo ka vlerësuar dhe lirinë e medias, duke e konsideruar frymëzuese për kohët që do të vijnë.
“Punë e mirë e SPAK-ut është një sinjal ndërkombëtar që Shqipëria mund të krijojë reforma kundër korrupsionit. Situata duhet të përmirësohet kur bëhet fjalë për mjedisin për gazetarët si dhe për transparencën e pronësisë dhe financimit të mediave.
Mbrojta e mjedisit gjithashtu është në qendër të vemendjes tonë dhe po ndjekim nga afër ligjin për Zonat e Mbrojtura.
Dua të theksoj rëndësinë e aktit të lirisë së mediave se si si ky akt mund të jetë frymëzues për kohët që do të vijnë. Sigurisht që integrimi i pakicave është një temë shumë e rëndësishme. Pash përvoja të mbështetura dhe të integruara në shoqërinë e punës. Është shumë e rëndësishme që këto përvoja të mbështeten që të ndërtohet një shoqëri moderne”, tha ndër të tjera Santo./m.j