Rrugëtimi i banorëve prej 200 ditësh në “Grande Fratello” është mbyllur më (25mars).
Fituesja e këtij edicioni është shpallur 26-vjeçarja Perla Vatiero. Perla edhe pse nuk ka qenë që nga fillimi i edicionit ka arritur të triumfojë mes dy banoreve të tjera Beatrice e cila u rendit e dyta dhe Letizia u rendit në vend të tretë.
Ndërsa Massimiliano Varrese, një personazh tepër i komentuar edhe në Shqipëri, për shkak të historisë së tij me Heidi Bacin, u rendit i katërti.
Por një detaj që u vu re gjatë spektaklit ishte se në videot e transmentuara gjatë gjithë këtij rrugëtimi Heidi nuk u pa në asnjë vend.
Kjo mungesë e Heidit aktualisht banore e BBV3 u konsiderua si një hakmarrje nga produksioni italian për shkak të daljes së saj të bujshme pas takimit me babain i cili nuk ishte dakord me marrëdhënien që ajo nisi me konkurrentin që kishte një diferencë moshe prej 21 vitesh.
/f.s