Në një lidhje në “Skype” në “Ftesë në 5” ka qenë 23-vjeçari shqiptar i cili jeton në Itali prej disa vitesh.
Kledian Leka nga Lushnja i diplomuari i parë në fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Parmës” , kështu e ka nisur artikullin La Republika për shqiptarin që na ka bërë krenar të gjithëve.
Klediani tregon se ndërkohë që studionte edhe ka punuar. Ai shprehet se sapo mbaroi studimet 3-vjeçare në moshën 20 vjeç, aplikoi për punë një kompani shumëkombëshe dhe u pranua.
Një nga sfidat e tij gjatë studimit ka qenë edhe fakti që shumë mësues flisnin më mënyrë vizive dhe ai për shkak të pamundësisë që nuk shikon dot, ka studiuar i pavarur.
“Për shkak të një aksidenti përfundova tek spitali i Traumës, qëndrova një muaj. Më pas një muaj kam qëndruar në shtëpinë time dhe më pas erdha në Itali ku fillova kurimin por më pas edhe studimet. Edhe pse kam pasur ndërhyrje apo kurime të ndryshme, kam vazhduar njëkohësisht dhe studimet”, ka treguar ndër të tjera Klediani.
/f.s