Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, thotë se statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të hartohet dhe me të do të themelohet ky organ.
Në pjesën e dytë të intervistës për Radion Evropa e Lirë, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ndër tjera thotë se statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të hartohet dhe me të do të themelohet ky organ.
Ndërkaq, në lidhje me demarkacionin, ai thotë se kjo çështje ka mbetur në duart e komisionit ndërkombëtar.
Po ashtu, Mustafa vë në pah se pengesat aktuale me subjektet politike serbe po e mbajnë peng transformimin e Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura të Kosovës.