Një nga gabim nga ana e shoqërisë së taksive në Bruksel ka shpëtuar shumë jetë njerëzish. Tre terroristët që shpërthyen bombat në aeroport mund të kishin shkaktuar një masakër shumë më të madhe, e cila u shmang vetëm nga keqkuptimi i shoqërisë së taksive.
Treshja kishte kërkuar një furgon për t’i çuar nga shtëpia që kishin marrë me qira, por gabimisht shoqëria u dërgoi një veturë të thjeshtë.
Përmasat e vogla nuk lejonin të merrnin më tepër eksplozivë që i kishin përgatitur dhe morën vetëm tri valixhe nga pesë që kishin në shtëpi.
Një gabim fatlum për shumë jetë të shpëtuara.