Audi ka prezantuar në panairin “New York Auto Shop” modelin R8 Spyder V10. Pas shumë fotografive të realizuara gjatë testimeve, tani janë prezantuar detajet zyrtare të modelit kabrio. Audi synon që të mbajë peshën e automobilit sa më të vogël që të jetë e mundur. Për këtë ajo ka shfrytëzuar një kulm të lehtë që përdorë mekanizmin elektro-hidraulik.
Kulmi hapet dhe mbyllet për vetëm 20 sekonda teksa automobili është në shpejtësi prej 50 kilometrave në orë. Falë këtij kulmi të “butë”, modeli peshon 1612 kilogramë.
Fuaiq vjen nga motori 5.2-litra V10 me 540 kuajfuqi dhe që përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra në orë për vetëm 3.6 sekonda, ndërsa top shpejtësia e tij është 318 km/orë. Modeli kabrio shpenzon 11.7 litra në 100 kilometra distancë.