Besa Kokëdhima tregoi në një intervistë për RTSH gjithë punën që po bëhet rreth përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovizion. Këngëtarja ndau me Ermal Peçin vendimin se përse zgjodhën ta këndonin ‘Titan’ në anglisht.
‘Zgjodha anglisht sepse kënga nuk ka një stil etnik folklorik. Kënga në fillim është shkruar në anglisht më pas është përshtatur në shqip. Në anglisht kënga do vinte në shumë e më shumë njerëz. Më shumë audiencë gjatë performancës në Esc. Klipi dhe kënga është më e mira që kam bërë deri më sot.’
Besa tregoi se për videoklipin zgjodhi një skuadër ndërkombëtare pune, skuadër e cila po ashtu edhe për performancën e saj në skenë do të jetë me profesionistë ndërkombëtarë.
‘Zgjodha një skuadër me shumë njerëz nga shtete të ndryshme që mos të kisha ndonjë diferencë me shtetet e tjera. Performanca skenike është e përfunduar. Skuadra është ajo që ka realizuar ‘Hero’të Suedisë si edhe performanca të Finlandës. Nuk do të jem vetëm, do të jem me disa balerinë që janë më të mirët në vendet nordike. Është një performancë që lidh atë që do ndodh në skenë me ledwallet.