Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme (23 mars) në qytetin e Lezhës.
Një 21-vjeçar dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga tarraca e biznesit, në pronësi të familjarëve të tij.
Si pasojë ai ka marrë dëmtime të rënda dhe po transportohet në spitalin e Traumës në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:00, në spitalin rajonal të Lezhës, është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi K. Ç., 21 vjeç, banues në Torovicë, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga tarraca e biznesit në pronësi të familjarëve të tij.
21-vjeçari po transportohet në Spitalin e Traumës, Tiranë, për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore, dhe aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor vijon të punojë për sqarimin e rrethanave të rastit./m.j