32 viktima dhe rreth 200 të plagosur është bilanci, teksa pritet që numri i të vdekurve të shtohet. 25 persona të plagosur janë në gjëndje kritike për jetën.
Dinamika e ngjarjeve të sulmeve të Brukselit
Po si ndodhi ngjarja tragjike e ditës së djeshme? Një video e krijuar nga britanikja The Guardian, tregon në mënyrë të përmbledhur se çfarë ka ndodhur, kush janë kamikazët që shpërthyen veten dhe cili prej tyre është ende në arrati.
3 ishin bombat që shpërthyen në Bruksel të Martën, dy në aeroportin Zaventem dhe një në metronë e kryeqytetit Belg.
Dy vëllezërit Ibrahim dhe Khalid el Bakraoui ishin dy ndër tre personat që hodhën veten në erë. Ibrahim ishte në aeroport me 2 persona të tjerë që ende nuk janë gjetur.
Vëllai i tij Khalid el Bakraoui, shpërtheu veten në metro duke i marrë jetën 20 personave.
Bomba e dytë e shpërthyer në aeroport mban firmën e një personi, që policia ende nuk e ka identifikuar.
Terroristi i njohur si personi i “veshur me xhaketë të bardhë” ishte i treti kamikaz, që do duhej të hidhte veten në erë tek aeroporti i Zaventem, gjë të cilën, për shkaqe të pashpjeguara, ai nuk e bëri. Bomba më pas u çaktivizua nga xhenierët, mbrëmjen e djeshme.
Personi në fjalë është identifikuar dhe emri i tij është Najim Laachraoui.
Këtë të mërkurë fillimisht u raportua për arrestimin e tij, një lajm, që më pas u hodh poshtë. Laachraoui është ende në arrati. Për më tepër, hetimet kanë treguar se ky grup prej 4 personash, ka qenë i lidhur me trurin e sulmeve të Parisit, Saleh Abdeslam, i cili u vu në pranga javën e kaluar në Bruksel.