Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku e ka konsideruar Portin e Durrësit si një prej projekteve më të mëdha, jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë Ballkanin. Balluku i cilësoi akuzat e hedhura nga opozita se ky është një investim për përfitim të qeverisë, si demagogji.
Balluku ka deklaruar se zanafilla e krijimit të projektit të zhvendosjes së Portit të ri të Durrësit në Porto Romano fillon që në 2009 nga qeveria “Berisha”.
“Porti i Durrësit një prej projekteve më të mëdha për gjithë Ballkanin. Porti i ri i Durrësit në Porto-Romano nuk do i shërbejë vetëm Shqipërisë por Maqedonisë së Veriut dhe Prishtinës.
Ky është një projekt strategjik. Zanafilla e krijimit të Porto Romanos fillon që në 2009 nga qeveria juaj. Sot kemi në Porto Romano dy konsesione të mallrave likuide që operojnë prej vitesh.
Kjo tematikë duhet të përbënte konsensus të palëve pasi ju e keni dizajnuar si zonë industriale detare. Akuzat vazhdojnë. Është demagogji momentale që po përdorni. Ajo zonë do jetë zonë militare dhe ka një koordinim. Ne e kemi njoftuar publikisht”, tha Balluku.
Ministrja sqaroi se ky investim nuk do i shërbejë vetëm portit detar, por edhe portit militar që do të ngrihet në zonë.
“Është prezantuar si zonë e domosdoshme për ushtrinë shqiptare, aleatët e NATO-s. Në këtë paketën prej 390 mln eurosh që do shërbejë për ngritjen e strukturës bazike, 175 mln janë të dedikuara për punime në infrastrukturë detare parësore. Nuk do i shërbejnë vetëm portit detar por edhe portit militar që do ngrihet në zonë.
Ky investim është pjesë e angazhimit tonë si anëtarë e aleancës dhe përgjegjësi e Shqipërisë për të rritur % e investimeve në raport me PBB e vendit. Kemi të bëjmë me aset publik.
Është aset kombëtar i një rëndësie të veçantë”, u shpreh Balluku.
Deklarata e saj u kundërshtua nga deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, i cili theksoi se qytetarëve të Durrësit po i hiqet mundësia që të kenë buxhet në bashki për 10 vitet e ardhshme.
“Durrsakëve po i hiqet mundësia të kenë në buxhetin e bashkisë s ës tyre në gjithë vitet e ardhshme kur do funksionojë kjo marrëveshje korruptive do i hiqet taksa e ndikimit në infrastrukturë. e gjithë vlera shkon 230 mln euro të munguara, gati 10 vite buxhet i plotë që do mungojë.
N.q.s. porti do modernizohej, siç ishte projekti, do rriste volumin., në dokumentet e projektit: do jetë në funksion një rrjet kyç transporti që do forcojë lidhjet e Shqipërisë me Italinë dhe Kroacinë dhe do i japë akses Prishtinës dhe Maqedonisë së Veriut, për atë që është. Por papritur, pa e ditur dhe donatorët, që fizibilitetin e mbaronte në 2019 dhe përfundonte në 2023, nuk e dinin ata. Por u gjetën para faktit të marrëveshjes korruptive për t’ia dhënë Portin e Durrësit një kompanie private dhe u detyruan të anulonin kreditë.
Sepse nuk kishte më kuptim. Ky është koncepti, që paratë 400 mln për 3 vite nga xhepat e shqiptarëve. Ka porte të tilla në Bari, Ankona. Është aseti strategjik më i madh që i grabitet qytetarëve për t’ua dhënë xhepave të vetë”, tha Bylykbashi.
Pas tij, ka reaguar sërish ministrja Balluku e cila sqaroi se Porti i ri i Durrësit është një prej projekteve strategjike më të rëndësishme dhe se sipas saj, nuk do rriteshin kapacitetet e Portit të Durrësit me forcimin e kalatave.
“Kredia e asaj kohe kishte të bënte me forcimin e kalatave 1 dhe 2 të ndërtuara mbi 50 vite më parë dhe duhej t’i përgjigje sasive aktuale. Nuk është folur kurrë në atë procedurë kredi marrje për zgjerim kapacitetesh, por përforcim kalatash. Kredia është anuluar në bashkëpunim me komisionin dhe BERZH. Diçka e mbyllur në 2019 nuk na ka detyruar ne që të kishim në mendje një projekt që nuk është projekt privat, por projekt i një investitori të huaj dhe i shtetit shqiptar, ku shteti shqiptar ka 33% të aksioneve”, u shpreh ajo.
/a.r