Pasi shpallën fitoren për ngritjen e dy komisioneve hetimore, deputetët e Sali Berishës janë parë sot të shkojnë në Parlament në qetësi të plotë. Pas 5 muajsh kaosi me flakadanë, miell, dhunë ndaj gardistëve dhe pirgjet e karrigeve para foltores, sot Rithemelimi pritet të ketë një qasje paqësore në sallën e seancave plenare.
Sot në rend ditë është vendosur miratimi i disa ndryshimeve në Buxhetin e 2024-ës, pr.ligji për Gardën e Republikës, pr.ligji “Për Sigurinë Kibernetike”, ngritja e dy komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita, një do të jetë për hetimin e koncesionit të sterilizimit dhe check up-it dhe tjetri për ndërhyrjet në sistemin TIMS.
Kujtojmë se nga Rithemelimi mungon sot të paktën Sali Berisha, i cili ndodhet nën arrest shtëpie.
LIVE: