“Secili prej kolegëve ka muaj pa pagë dhe nuk ka qenë fare ky një shqetësim”, ka qenë kjo deklarata e bërë në emisionin “Opinion” në Tv Klan nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.
Kjo deklaratë ka nxitur reagimin e drejtuesit të emisionit, Blendi Fevziun, i cili e ka pyetur Bardhin se me çfarë jetojnë nëse nuk jetojnë me rrogat që marrin si deputetë të Kuvendit.
Gazment Bardhi: Kemi shkuar me zgjidhje konkrete në Konferencën e Kryetarëve, kemi dakordësuar ato 3 zgjidhje për shqetësimet e opozitës dhe parlamenti është rikthyer në normalitet siç kishim premtuar publikisht për 5 muaj rresht në çdo dalje publike. Veprimtaria e Kuvendit do të vijojë normalisht punimet e saj, mazhoranca në punën e vet, opozita në punën e vet.
Blendi Fevziu: Për atë pjesën e zbehjes së aksionit opozitar, që ju tha Tela, kishte informacione që deputetët hynin fshehtazi në mbledhje online vetëm për të marrë rrogën.
Blendi Fevziu: Duhet parë se me çfarë jetoni ju kur nuk jetoni me rroga?
Gazment Bardhi: Nuk e kam fare problem këtë lloj çështje. Ajo që kishte rëndësi ështe se ne rezistuam derisa të drejtat tona kushtetuese u përmbushën.
/a.r