Kemi mësuar tashmë të njihemi me spote të ndryshme që dekurajojnë përdorimin e duhanit për shkak të dëmeve që na sjell për shëndetin.
Por duket se jo gjithmonë ndo kështu.
Një shtetas italian i ka shpëtuar sulmit në aeroportin e Brukselit pasi kishte dalë vetëm pak çaste para shpërthimit.
Arsyeja? Të tymoste një cigare.
“Dola një moment nga aeroporti të tymosja një cigare. Pak çaste pasi dola ndodhi shpërthimi. Jam shumë me fat që jam gjallë”, thotë shtetasi italian Pietro Consorti.