Blerta Celibashi, e dashura e Princ Lekës feston sot 26 vjetorin e lindjes. Pra fotografia ka plot 16 vite diferencë nga partneri i saj.
Vlen të theksohet se Blerta është “sulmuar” nga fansat si shkaktarja e ndarjes së Princ Lekës dhe Elia Zaharias, duke qenë se sipas auldimeve që qarkullojnë, çifiti mbretëror u ndanë pas një tradhtie nga Princ Leka.
Pak para skandalit me Elia Zaharinë, Blerta dhe Princ Leka u kapën teksa ecin dorë për dore, edhe dhe duke e ditur që qytetarët po i filmonin.
Historia e dashurisë e Princ Lekës dhe Elias përfundoi me shumë zhurmë dhe fryt i martesës së tyre është një vajzë, të cilën e kanë quajtur me emrin e veçantë dhe shumë kuptim për historinë e familjes Mbretërore, Geraldina. Atëhere kur askush nuk e priste çifti u ndanë.
“Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzen time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qënka e vetmja rrugëzgjidhje! Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur!”, shkruante ndër të tjera Elia Zaharia.
Ndërsa, Princi nga ana tjetër tha se martesa me Elian kishte humbur funksionin.
“Me anë të këtij postimi ju komunikoj zyrtarisht se LTM Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë rënë dakord që martesës së tyre t’i jepet fundi. Duke qenë se martesa ka humbur funksionin e saj, kanë parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore.
Pavarësisht besimit tek instituti i familjes, LTM Princ Leka II beson se vlerat e respektit dhe mirëkuptimit reciprok përbëjnë bazën e marrëdhënies në vijimësinë e saj, që do të ketë si motiv rritjen dhe edukimin e LMS Princeshës Geraldinë!!!”, shkruhej në njoftimin zyrtyar nga Oborri Mbretëror në faqen zyrtare të Princ Lekës./m.j