Deputeti Gazment Bardhi i bashkuar së fundi me grupin e Sali Berishës i cili është nën arrest shtëpie e hetim për korrupsion, komentoi tryezën e thirrur sot nga Lulzim Basha duke thënë se krah kishte persona të përfolur për korrupsion.
I pyetur se si mund të bashkëpunonte me Berishën e shpallur dy herë non grata, Bardhi tha se: “Fola për raporte zyrtare të progresit të bashkimit Europian të cilat evidentojnë të dhëna sesi në sistemin e drejtësisë në një periudhë të caktuar për promovime në detyrë apo transferime në gjykata karriere paguheshin 300 mijë euro.
Se kush janë personat përgjegjës ju ftojmë si gazetarë… Sa i takon cështjes tjetër e kam mbajtur qëndrimin publik. Nuk di të ketë akuza konkrete për korrupsion për kryetarin e PD-së së Shqipërisë. Pastaj qëndrime, pa diskutim, mund të kem unë apo cilido por nuk di të ketë akuzë konkrete me të dhëna konkrete”./m.j