Mehdi Malkaj ka lindur në 20 mars të vitit 1952 në qytetin e Memaliajt dhe këtë vit ka festuar 72-vjetorin e lindjes.
Rrjedh nga nje familje qe kane patur lidhje me artin , babai që këndonte shumë mire, xhaxhai që luante në skenë si aktor dhe i binte baterisë (gjithmonë si amator), po ashtu edhe vëllain e madh që bëri të njëjtën gjë. Nga ata rrjedh edhe Mehdiu që nga shofer u be nje aktor i dashur me shume i njohur ne zhanrin e komedise . Ai qe i ri kishte si dhunti humorin dhe per kete behet koshient qe te arsimohej ne kete drejtim .
Aktrimi i tij bie ne sy per perdorimin e elementeve te bufonades, te burleskut, gjithashtu edhe per mbajtjen e nje linje realiste, net e cilen fiton perparesi te sjellurit dhe pershtatshmeria ndaj tipit a karakterit qe interpreton.
Keshtu ne vitin 1980 ne moshen 28 vjeçare konkuron ne Akadamine e Arteve perpara nje jurie me emra te medhnj si : Gëzim Kame, Timo Flloko, Margarita Xhepa, Violeta Manushi, Luftar Pajo, Anastas Kristofori, Minella Barova, Birçe Hasko, Lazër Filipi etj te cilet e shpallin fitues. Pas diplomimit ne vitin 1983 caktohet ne Estradën e Ushtarit me nje aktivitet ne kete estrade prej 10 vjeteve.
Më pas kalon në Teatrin e Varietesë së Tiranës. Nga ku aktori dhe rregjizori Koco Devole do te kete nje ndikim te madh ne karrieren e tij. Eshte pikerisht Kocoja qe i afron nje rol te madh ate te Xha Brahos ne telekomedine “Gjuetia e fundit” ne fundvitin 1992. Me 1 janar 1993 papritmas te gjithe flasin per kete personazh qe mbante psikologjine e nje populli si barre ne kurriz, por aktori qe e luante me aq mjeshtri nuk njihej . Qe nga ai moment te gjithe e njohin ate si “Xha Braho” dhe pak e pershendesin ne emer.
Në teatër do ta gjejmë në disa role si p.sh në rolin e Babait në dramën “Babai” e Ruzhdi Pulahës, në rolin e Shëvalit në komedinë e “Darka e të marrëve” e Veberit, në rolin e Shmalcit në dramën “Franku i V-të” e Fridrih Dyrrenmatit ; “Ne katin e dyte eshte parajsa”; “Nderi i kombit”; “Gomone”; “Darka e gabuar” etj
Në kinematografi dhe telekomedi gjithashtu ai ka interpretuar në shumë role. Roli i tij i parë do të jetë ai i Milo budallait në filmin “Përrallë nga e kaluara” në vitin 1987. Më tej do të vazhdonin edhe role të tjera në shumë filma si roli i pijanecit në filmin “Jeta në duart e tjetrit” në vitin 1990, roli i babait të Lolos në filmin “Shpella e piratëve në vitin 1991 etj Pa harruar ato ne telekomedite dhe skecet ku padyshim me I sukseshmi mbetet Xha Braho.
/f.s
cope idioti
aktor leshi ,i pavlere qe ne gjeneze,asnjehere i pelqyer ,vecse i konsideruar si rrote ….arri