Top Channel ka siguruar foton e makinës së dytë të përdorur nga autorët e vrasjes së Gentian Bejtjas, Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari dhe Edison Haxhiut.
Mësohet se autorët janë larguar me një automjet tip “Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur itenerarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë.
Sipas gazetares së Top Channel, Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari është kushëriri i Ylli Brahimit, i cili njihet si krahu i djathtë i Ervis Martinajt.
Kujtojmë se Brahimi u ka shpëtuar disa atentateve, ku i fundit ishte dy vite më parë në Milot.
/f.s