Në tryezën “Harku Opozitar Euro-Atlantik” ku janë mbledhur figura të njohura të opozitës, kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se nesër është afati i fundit i komisionit të reformës zgjedhore, ndërsa theksoi se interesat e shqiptarëve rrezikojnë t’i nënshtrohen interesave të ngushta personale të kryeministrit Rama dhe ish-kryeministrit Berisha.
Sipas Bashës, ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 përmbysën balancën institucionale, përqendruan pushtetin dhe më pas “dëmtuan jo pak funksionimin e demokracisë, llogaridhënien politike, rolin e parlamentit dhe vet përfaqësimin e interesave të qytetarëve”
“Sot ndodhemi më pak se një vit nga data fillestare e caktimit të zgjedhjeve, sipas kodit zgjedhor dhe në një moment tërësisht të parapërgatitur nga një pjesë tjetër e politikës, për t’i mohuar shqiptarëve, përfitimet e një reforme të vërtet zgjedhore.
Nesër është afati i fundit i komisionit të reformës zgjedhore dhe nuk është e rastësishme që kjo tryezë dialogu me gjithë faktorët politik, partitë politike opozitare mbahet sot pikërisht si një kambanë jo për interesat e partive politike që përfaqësoni, por për interesat e shqiptarëve që edhe një herë rrezikojnë t’i nënshtrohen interesave të ngushta personale të atyre që me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 përmbysën balancën institucionale, përqendruan pushtetin dhe në këtë mënyrë dëmtuan jo pak funksionimin e demokracisë, llogaridhënien politike, rolin e parlamentit dhe vet përfaqësimin e interesave të qytetarëve”, u shpreh Basha.
Me shumë emrave, në tryezë ishin të pranishëm Bamir Topi, Prec Zogaj dhe Spartak Ngjela.
/a.r
Do kusshte ero alantink 1 ushtria policia xhandamari milicia fbi gladjadore tunele, uniforma si ne kohe aliu skenderbeu citjane dhe kapedane