Një front i ftohtë nga Europa veriore do të përshkojë gadishullin e Ballkanit ku presim reshje shiu dhe bore në territorin e Shqipërisë.
E Martë , 19 Mars 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në zonën perëndimore, reshje bore në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 6/13°C
– Zonat e ulëta 10/16°C
– Zonat bregdetare 12/17°C
Kosovë
Kosova për dt. 19 Mars 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 1°C – 4°C në mëngjes deri në 7°C – 11°C gradë Celsius në mesditë.
E Mërkurë , 20 Mars 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 1/10°C
– Zonat e ulëta 3/17°C
– Zonat bregdetare 6/17°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari