Proçedohet penalisht një postier, për veprat penale: “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Humbja e dokumenteve sekrete”.
Në vijim të këtij rasti, proçedohen për “Shpërdorim të detyrës” edhe Kryetari i Degës Postare Ersekë, Shefja e Shërbimeve si edhe Specialisti i Sigurisë në Filjalin Postar Korçë.
Nga Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik-Financiar, filloi proçedimi penal në gjendje të lirë, ndaj shtetasve :
* P.Z, 57 vjeç, banues në Ersekë, me detyrë postier, dega postare Ersekë.
* V.A, 52 vjeç, banues në Ersekë, me detyrë Kryetar i degës postare Ersekë.
* A.B, 29 vjeç, banues në Korçë, me detyrë Specialist i Sigurisë, në Filjalin Postar Korçë.
* A.K, 47 vjeç, banuese në Korçë, me detyrë Shefe e Shërbimeve, në Filjalin Postar Korçë.
Proçedimi ndaj shtetasit P.Z, filloi pasi duke qenë me detyrë postier, në degën Postare Ersekë, ka humbur materialet postare, që i kishte tërhequr nga Filjali Postar Korçë, përfshi këtu dhe dokumentet e “Postës Sekrete” (nenet 248 e 296)
Në vijim të hetimeve në lidhje me këtë rast, proçedohen penalisht për veprën penale: “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, edhe shtetasit V.A, A.B, dhe A.K, pasi dyshohet se këta shtetas, nuk kanë kryer kontrolle në përmbushje të detyrës dhe kanë lejuar postierin P.Z, të punonte pa çertifikatë sigurie.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm, i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale: “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Humbja e dokumenteve sekrete” parashikuar nga nenet 248 e 296 të Kodit Penal.