Dronë kamikazë që hedhin në erë rafineritë e naftës dhe gazit. Kjo është pasqyra e ditëve të fundit në konfliktin ruso-ukrainas, ku Kievi përmes dronëve po përpiqet të presë “krahët” që mbajnë gjallë makinerinë ushtarake të Vladimir Putin.
Mbrëmjen e së shtunës dhe në orët e para të së dielës dhjetëra dronë ukrainas kanë çarë mbrojtjen ajrore ruse duke depërtuar deri pranë Moskës. Sipas kryebashkiakut të kryeqytetit rus Sergey Sobyanin, të paktën katër dronë janë rrëzuar, ndërsa Ministria ruse e Mbrojtjes tha se rreth 35 dronë në total u goditën gjatë natës.
“Mbrojtja ajrore në rrethin Domodedovo ka zmbrapsur një sulm me dron në Moskë”, konfirmoi kryebashkiaku Sergey Sobyanin në Telegram rreth orës 4:40 të mëngjesit të së dielës, duke vënë në dukje se dy objektiva armiqësorë u rrëzuan në zonë.
Dy dronët e tjerë u rrëzuan në periferitë e Ramensky dhe Stupino. Aeroporti Domodedovo i Moskës, i vendosur në jug të kryeqytetit, nuk raportoi parregullsi në funksionimin e tij.
BREAKING:
Ukraine strikes ANOTHER Russian oil refinery.
This time, 7 Ukrainian suicide drones hit the refinery in Slavyansk-on-Kuban, in the Krasnodar region of Russia.
It’s the SIXTH Russian refinery struck in a single week.
Via @Gerashchenko_en pic.twitter.com/PxEChj0M5C
— Visegrád 24 (@visegrad24) March 17, 2024
Përafërsisht në të njëjtën kohë, të paktën 7 dronë ukrainas goditën në pika të ndryshme një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Rusi, që ndodhet në qytetin Slavyansk të rajonit Krasnodar.
Si pasoja e shpërthimit në rafineri një person ndërroi jetë.
Autoritetet në rajonet Kaluga, Oryol, Rostov, Yaroslavl, Kursk dhe Belgorod raportuan gjithashtu sulme me dronë gjatë natës, por pa viktima apo dëme të mëdha në terren.
Java e kaluar shënoi një përshkallëzim të madh në zonat kufitare ku është përqendruar konflikti Rusi-Ukrainë, pasi forcat e Kievit organizuan përpjekje të shumta për të hyrë në rajonet e Kurskut dhe Belgorodit. Sulmet erdhën përpara zgjedhjeve presidenciale ruse të vitit 2024, të cilat filluan të premten.
A2News