Hidrogjen në Bulqizë ka, por duhen pritur studimet për të kuptuar se sa është sasia. Kësaj pyetje pritet t’i japin përgjigjet ekspertët gjermanë.
“Por dua të falënderoj Qeverinë Gjermane për një mbështetje të jashtëzakonshme që po na jep dhe një grup ekspertësh i cili do të dërgohet këtu nga Ministria e Ekonomisë, do të qëndrojë në atë zonë minerare për të studiuar nga afër të gjitha kapacitetet e hidrogjenit në Shqipëri”, tha Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Nga takimi me Shoqatën e Investitorëve të Huaj në Shqipëri, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tregoi edhe planet për procesin e gazifikimit të vendit.
“Gazifikimi i Shqipërisë i cili është i bazuar mbi një strategji kombëtare që tashmë do të nisë të implementohet duke nisur kështu me pjesën e parë të ndërtimit të tubit gazsjellës të Korridorit të IAP dhe janë 40 kilometrat e para do të cilat do të lidhin exitpoint, daljen, e Fierit me portin e Vlorës”, vijon Balluku.
“17.96% është targeti që kemi vendosur për të arritur përsa i përket humbjeve teknike. Unë nuk dua ta humb rastin për t’ju kujtuar që në vitin 2013 humbjet teknike ishin 45%., vijoi Balluku.