Geraldo Durda, vellai i Erison Durdes qe vetem 7 vjec humbi jeten nga shperthimi tragjik i punishtes se municioneve ne Gerdec 16 vite me pare, ben apel ne drejtim te gjykates se Posacme qe te dalin para drejtesise dhe te japin llogari qe nga ideatore, e deri tek ekzekutoret.
Njeheresh kerkon nga prokuyroret e SPAK qe te vijne te pergatitur diten e gjyqit, ndersa sypeshkaqeni te merret i pandehur.
Postimi i Durdes:
Nga ideatorët, tek ekzekutorët, të dalin para drejtësisë dhe të japin llogari!
Gjykimi i të pandehurit Fatmir Mediu është përpjekja e parë që luftoi pandërshkueshmërinë e politikanëve.
Ky gjykim ishte hapi i parë instiktiv drejt një shqipërie me europiane.
Ky gjykim është lufta për të thyer praktikën e tmerrshme që politikani nuk dënohej, madje as për Gërdecin me 26 të vrarë. Gërdeci është krim shtetëror dhe duhet të mbajnë përgjegjësi.
Nga ky Gjykim në GJKKO ne presim:
-E para, që prokurorët e SPAK të vijnë të përgatitur në sallën e gjyqit, ti jepet rëndësia e duhur këtij gjykimi të papërsëritshëm në historinë e shqipërisë dhe të fundit shpresoj.
-E dyta, ndryshimin e statusit të sypeshkaqenit nga dëshmitar në të pandehur.
-E treta, ndryshimin e akuzës ‘Vrasje me dashje indirekte’ të pandehurit Fatmir Mediu, të gjitha provat po shkojnë drejt saj.
*Ky vendim të shkruhet në dy fletoret e Erit, qe bëri detyrat e fundit te klasës së parë me 13 mars.
Me 17 mungoi në shkollë.
Ma zbardhni vendimin në këto fletore!
Shpresojmë te drejtësia e re!/m.j