Një debat i zjarrtë është zhvilluar mes analistëve Sami Neza dhe Ergys Mërtirit, në emisionin “3D” të Alban Dudushit”.
Mërtiri mbrojti argumentin që Edi Rama dhe Sali Berisha mbajnë njëri-tjetrin në politik dhe herë pas herë ndihmojnë sistemin e tyre që kanë ngritur prej vitesh. Sipas tij, kjo është një luftë e sistemit të vjetër politik që përpiqen të frenojnë hetimet nga SPAK.
“Rama dhe Berisha janë kundër SPAK sepse po goditen të dy prej tij. Për mua lufta ndaj SPAK është lufta e sistemit në mbijetese”, tha Mërtiri.
Ndaj tha ai, “SPAK po kërcënon sistemin dhe të dy këta faktor po mbrojnë veten. Kjo është një ortakëri meste këtyre dy personazheve të politikës dhe mendoj që Edi Rama e ka mbrojtur Sali Berishën”.
Ndërsa nga ana e tij, Sami Neza i ka ndërhyrë Mërtirit duke i kujtuar që ish-kryeministri Berisha është prej SPAK në arrest shtëpie.
Debati:
Neza: Si e ka mbrojtur Edi Rama, Sali Berishën, kur ky është në arrest nga SPAK. E ka mbrojtur duke e futur në arrest-thua ti?
Mërtir– Berisha është vënë në arrest gati pas tri vjetësh që është shpallur non-grata. Të dy këta janë dakord që këto hetimi të SPAK të vonohen dhe të dy kanë interes. Fakti që SPAK është mestë dy zjarreve i ka vonuar hetimet dhe duket që është përballë një presioni të madh faktorët politik.
Neza: Po janë vonuar çështjet sepse ende nuk janë grumbulluar faktet për çështjet konkrete, si janë vonuar me dashje dosjet?
Mërtiri: Pse tre vite nuk është hetuar Sali Berisha, kush e mbron ata?
Neza : Kjo është shumë fantazi. Kjo që po thoni ju mund të jetë shumë politike por nuk është as teknike, as juridike dhe as gjyqësore.
/a.r