Sulmuesi i Spartakut të Moskës, Quincy Promes, është arrestuar në Dubai me kërkesë të prokurorëve holandezë, të cilët e dënuan futbollistin 32-vjeçar me 6 vite burg për rolin e tij në një grup trafikimi droge.
Holanda do të kërkojë ekstradimin e 32-vjeçarit, ish-kombëtarit holandez, thanë prokurorët të mërkurën.
Sulmuesi holandez që aktivizohet në Superligën ruse me Spartak Moskën është dënuar nga gjykata, pasi është përfshirë në kontrabandën e 1350 kilogramëve kokainë. Futbollisti i cili reklamon në rrjetet sociale jetën e tij luksoze më tepër se atë sportive u shpall fajtor së bashku me një tjetër person.
Ngjarja lidhet me vitin 2020, ku në janar në Antwerp u kapën dy sasi kokaine, prej 650kg dhe 713 kg. Emri i futbollistit u lidh me këtë ngjarje, por më pas me anë të metoda të përgjimit në makinën dhe telefonin e tij u konfirmua gjithcka, ku futbollisti zhvillonte komunikime për nisjen e drogës mbërritjen e saj apo dhe personat të cilat garantonin mbarëvajtjen. Droga në fjalë u nis nga Brazili me dy kontejnerë kripë, ndërsa u kap sapo mbërriti në port.
Në një çështje tjetër gjyqësore, ish-sulmuesi i Ajax dhe Sevilla u dënua me 18 muaj burg në mungesë në mungesë në lidhje me një përleshje të vitit 2020, në të cilën ai goditi me thikë në gju një kushëririn e tij. Promes ka mohuar të gjitha akuzat dhe ka bërë ankim në të dyja rastet.
/f.s