Deputeti i PS Petro Koçi ka deklaruar se pas vendimit të Gjykatës së Lartë, SPAK është e detyruar të nisë hetimet për ngjarjen e 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë 4 protestues.
“Më në fund do bëhet drejtësi për një nga ngjarjet më të rënda. Vendimi i Gjykatës së Lartë edhe pritej pas atij të Strasburgut. Spak tani pritet të regjistrojë çështjen dhe të fillojë hetimin”.
Duke cituar dhe vendimin e Gjykatës së Strasburgut ai nënvizoi arsyet se përse duhet të nisë hetimi për Sali Berishën.
Për deputetin nisja e hetimeve nga SPAK për 21 janarin rrit besimin te qytetarët.
SPAK shtoi deputeti i PS, duket të vërë pikat “mbi i” për atë që e quan krim shtetëror, ndërsa aferë Partizani për të cilën Berisha është nën hetim e quan çështje të vogël krahasuar me vrasjet në bulevard.
“Është zhvillim shtetëror i shëndetshëm dhe i rëndësishëm. Tashmë ështënë dorë të spak që këtë vendim ta justifikojë dhe të vërë pikat mbi i. Kur hetimet nisën për Partizanin ndaj Sali Berishës kam thënë që kjo është çështje e vogël, 21 janari është krejt tjetër.
Vrasjet e 21 janarit janë vrasje në mes të Bulevardit. Kjo është një ngjarje komplet tjetër. Me sa duket po vjen radha për ngjarje më të rënda”.
/f.s