Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës. Blutë njoftojnë se në pranga ka rënë shtetasi A.G, banues në kryeqytet.
Dyshohet se ky i fundit ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, si dhe e ka mbajtuar atë për disa orë, në automjetin e tij, pa dëshirën e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/a.r