Gazetarja Erisa Zyka ka zbuluar një detaj gjatë emisionit “Opinion” pas ngjarjeve që tronditën Brukselin dhe mbarë Europën.
Avokati i Salah Abdeslam, terroristit të arrestuar pak ditë më parë si koka e atentateve të 13 nëntori në Paris, ka qenë edhe avokati i shqiptarit Altin Arapi, i dënuar me burg përjetë në vendin tonë si një nga anëtarët e organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”.
Arapi që jeton si refugjat politik në Belgjikë është ankuar në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg se, si pasojë e veprimeve të shtetit shqiptar, iu mohua e drejta për të kundërshtuar qëndrimin në burg; nuk iu dha mundësia të mbrohej; iu shkel e drejta për t’u konsideruar si i pafajshëm derisa gjykata të vendoste të kundërtën dhe se gjyqi ndaj tij ka qenë i motivuar politikisht.