Jemi mësuar të shohim me publikime të fotografive dhe video seksi në rrjetet sociale. Por, së fundi Shkëndije Mujaj ka lënë një mesazh në llogarinë personale në Instagram më ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim deri më tani bukuroshen pejane.
Ajo ka kritikuar artistet shqiptarë për lënien e mesazheve në rrjeteve sociale në gjuhën angleze. E gjithë kjo, pasi sipas Mujajt, koleget e saja pothuajse asnjëra pa përjashtim nuk kanë fansa të huaj dhe nuk është e ndershme, që t’i drejtohet fansave shqiptar në gjuhën angleze.
“Kur katundarët (fshatarët) shprehen më mirë në gjuhën angleze. A jeton në vendin puro shqiptar. Ç’është ky kompleks”, ka thënë ndër të tjerash Mujaj.
Ajo në këtë formë duket se i është drejtuar Teuta Krasniqit, Dafina Zeqirit, Tunës, Nora Istrefit dhe disa këngëtarëve tjerë, që e kanë bërë si trend lënien e mesazheve në rrjetet sociale në gjuhë të huaj.